Loading...

Jahni me fasule

Përbërësit:

300gr fasule te thata,
1 qepë,
2luge salce domatesh,
vaj ulliri,
1 koncentrate viçi,
nenexhik,
koper,
kripë,
pak spec te kuq djegs.

Hapat

Nje nate perpara pregatitjes se recetes, vendosim fasulet e thata ne nje tas te thelle me uje te ftohte ne te cilin kemi shtuar nje luge te vogel sode buke. Kjo do ti ndihmoje fasulet te ziejne me shpejt diten tjeter.

Te nesermen, i shplajme dhe i ziejme per rreth 20 minuta ne tenxhere me uje te vluar.

I derdhim ujin, i shplajme serisht dhe i leme ne nje ane.

Ne tenxheren ku do te gatuajme jahnine, kaverdisim ne pak vaj ulliri qepen e grire holle derisa te zbutet, shtojme salcen e domateve, erezat, kripen dhe pak spec te kuq djegs per ti dhene shije.

Shtojme se fundi edhe fasulet, i mbulojme me uje, therrmojme ne te 1 koncentrate viçi dhe i vendosim per tu ziere ne zjarr te ulet per rreth 2 ore derisa fasulet te shperbehen, ose ne tenxhere me presion per 30 minuta. E sherbejme te nxehte.

Loading...

Receta të ngjajshme...