Loading...

Kompot me kumbulla

Përbërësit:

1 kg kumbulla,
250 gr sheqer,
5 lt ujë.

Hapat:

Kumbullat pastrohen dhe u hiqen farat.

Ne vend te fares mund te shtoni nje thelp arre(sipas deshires, nuk eshte e domosdoshme).

Ujin e ziejme me sheqerin dhe leme te ftohet.

Kumbullat i radhisim neper kavanoze,i mbushim duke mos i shtypur shume por as te leme shume hapesire mes tyre.

Kur sherbeti te jete zier dhe ftohur i mbushim kavanozet dhe i mbyllim hermetikisht me se miri se pari te mbulojme kavanozim ne celofan dhe me pas me kapakun e vet.

Kavanozet i radhisim ne nje ene tjeter me te madhe te mbushur me uje deri mbi gjysmen e kavanozeve.

Enen e veme ne zjarre te vloj uji.Ne fund eshte mire te shtrojme nje lecke kuzhine qe kavanozet te mos pelcasin prej nxehtesise.

Pasi uji fillon te vloj e leme per 10 minuta te vloj dhe me pas e largojme enen nga zjarri.

Kavanozet i largojme nga ena me ujin e nxehte me ndihme te ndonje lecke te thate(sepse jane shume te nxehte).

Kavanozet e pergaditur ne kete menyrei leme ne ndonje vend te ftohet dhe te erret per perdorim afatgjate.

Pra sic e shihni kumbull e pergadiitur pa kurfere konzervansi, e shendetshme dhe ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se sherben edhe si llaksativ(preparat kunder opstipacionit-kapsit,dhe njeheresh nese konsumohet ne sasi me te madhe dhe me shpesh ndihmon edhe ne humbje peshe.

Loading...

Receta të ngjajshme...