Loading...

Krostatë me Fruta

Përbërësit:
Per pasta frollen ju duhen:
300 gr miell
80 gr sheqer
150 gr gjalp
pak krip
2 veze
1 i kuq i vezes
lekura e 1 limonit

Për mbushjen (për kremin ):
500 gr qumesht
4 te kuqe te vezes ose ndryshe te verdhe e vezes
100 gr sheqer
50 gr miell
xhelatin pluhur ( gelatina in polvere ) mund ta gjeni nder pasticeria ose supermarkete ,jane posacerisht per keto tipe tortash, fruta te ndryshme, ne kete rast duhen kivi banane pjeshke qershija, por mund te behet me cdo lloj frutash, sipas deshire tuaj.

Përgatitja:
Ne fillim pregatisim pasta frollen dmth brumin.
Duke mix perbersit e mesiperm te gjithe nje nga nje, pasi masa e brumit te jete gati e mbeshtjellim me nje celefon guzhine dhe e fusim ne frigo te pushoje per rreth 35-40 min.
Nderkohe qe masa pushon ne frigo, pregatisim kremin per mbushjen e krostates: Ne nje ene hedhim te verdhet e vezes dhe shtojme dhe sheqerin dhe e perzijeme me luge ne kete rast nuk nevojitet mix.
Pastaj shtojme qumshtin miellin dhe perbersit e tjere te mbetur dhe e perziejme me luge dhe masen e vendosim ne zjarr te ulet per 5 – 10 min derisa masa te trashet pak.
Pasi masa eshte gati, po ashtu edhe krostaten e heqim nga furra dhe siper i hellim kremin e pregatitur siper.

Siper e dekorojme me fruta te ndryshme dhe pasi eshte gati e fusim ne frigo per rreth 2 ose 3 ore. Ju befte mire!

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. Neil Bartow says:

    It?¦s actually a cool and useful piece of info. I?¦m satisfied that you shared this helpful info with us. Please keep us informed like this. Thank you for sharing.

Leave a Reply