Loading...

Kube çokollate me banane

Përbërësit

PЁR KOREN:

200 gr biskota,
150 gr margarinë.

PЁR MBUSHJЁN E PARЁ:

7,5 decilitra qumësht,
70 gr nisheste,
6 lugё sheqer,
100 gr çokollatë e zezё,
2 lugё kakao.

PЁR MBUSHJЁN E DYTЁ:

7,5 decilitra qumësht,
70 gr nisheste,
6 lugё sheqer,
100 gr çokollatë e bardhё.

FRUTA:

4 banane
100 gr çokollatë e bardhё,
30 gr margarinë.

Hapat

Pёr koren pёrzihen biskotat e bluara me margarinёn e zbutur, pёrzierja vendoset nё pjesёn e poshtme tё tavёs drejkёndore.

Pёr mbushjёn e parё ndahet pak qumёsht dhe pёrzihet niseshtja, pjesa tjetёr e qumёshtit me sheqerin vihet tё vlojё pastaj shtohet niseshtja e tundur, kakao dhe çokollata.

Pёrzihen nё temperaturё tё moderuar derisa tё trashёt dhe pёrzihet mirё, mbushja menjёherё derdhet mbi koren e biskotave.

Pёr mbushjёn e dytё, gjithashtu pёrzihet niseshtja nё pak qumёsht dhe shtohet nё qumёshtin qё vlon me sheqerin, pastaj shtohet çokollata e bardhё e thyer nё copa.

Pёrzihet nё temperaturё tё moderuara derisa tё trashёt dhe tё pёrzihet mirё.

Sё pari radhiten bananet tё prera nё feta pёr sё gjati, dhe mbi bananet derdhet mbushja e dytё.

Pёrgatitet glazurё nga çokollata dhe margarina dhe derdhet mbi tortё, pasi torta mirё tё forcohet prite nё kube dhe shёrbehet.

Loading...

Receta të ngjajshme...