Loading...

Mafina të njelmët me vezë

Përbërësit:

6 vezë gjysem te ziera,
300 gr miell,
Maje thike pluhur për pjekje,
1 luge e vogle kripë,
½ luge e vogle piper i zi,
½ luge e vogle sodë bikarbone,
200 ml kos ose qumesht,
100 gr margarin,
2 vezë te fresketa,
100 gr qepë e njome grire,
100 gr përshutë e grire imet,
150 gr djathë i forte ose kackavall.

Hapat

Vezet i qerojme dhe leme anash,qepen e grijme imet,pershuten e grijme ne copeza te vogla,djathin e grijme ne rende.

Perziejme miellin,pluhurin per pjekje,kripen,piperin e zi,dhe soden bikarbone.

Derisa perzijme perbersit shtojme kosin ose qumeshtin,margarinen e shkrire,dhe ne fund vezet e fresketa te tundura.

Pasi masa te jete bere homogjene,shtojme qepet e grira,pershuten dhe ne fund djathin e grire(ndajm pak nga djathi qe te veme edhe persiper).

Pastaj kallepet per mafina(mundesisht te jene sa me te medha)i lyejm mire me margarin,qesim nga nje luge nga masa e perzier.

Ne mes te secilit qesim nga nje veze gjysem te zier te qeruar dhe mbulojme me pjesen e mbetur te mases.

Persiper shtojme dhe pak djath te grire ose kackavall ne rende.

Pjekim ne 200 grade per 20-25 minuta.

Pasi te piqen dhe ftohen pak,mafinat e njelmet i nxjerrim nga kallepi ose me gjithe letren e mafinave dhe servojme si paragjelle ose darke e lehte.

Loading...

Receta të ngjajshme...