Loading...

Mantija Kosove

Përbërësit:
1 kg miell
2 gota ujë (të vakët)
2 lugë vaj ulliri (kosovarët përdorin vaj luledielli)
pak kripë
600 gr mish viçi i grirë
3 kokrra qepë
kripë
4 lugë gjalpë (i freskët, i shkrirë)
piper i zi.

Përgatitja:
Në një tas të madh të thellë hedhim miellin, ujin e vakët, vajin, kripën. Përzihen dhe formojmë brumin. Nga brumi i formuar përftojmē 25- 30 kuleçë të vegjël.

Hapim me petës secilin kulaç në rrathë me diametër deri 12-15 cm. Lyejmë kuleçët me gjalpë të shkrirë dhe i bashkojmë pale- palë deri në dhjetë.

Secilën dhjetëshe e tëhollolim në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë.

Për mbushjet e katrorëve na nevojiten një lloj raguje me mish të grirë, qepët e grira hollë, kripë, piper i zi. Masën e përgatitur e kaurdisim ngadalë në vaj ulliri dhe në fund të gatimit i hedhim pak piper të kuq për ngjyrë.

Masën e lemë të ftohet dhe më pas, me të mbushim katrorët/shamitë prej petësh të përgatitura më parë. Çdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe e vendosim në tepsi për t’u pjekur.

Mantiat i pjekim për një gjysmë ore ose pak më shumë. Pasi janë pjekur mbulohen me një pecetë për 10 minuta dhe shoqërohen me kos ose dhallë.

Ju befte mir!

Loading...

Receta të ngjajshme...