Loading...

Pilav me perime

Përbërësit:

1 karrotë,
1 patellxhan,
1 qepë,
1 gotë të çajit vaj vegjetal,
1 lugë gjalpë,
2 gota oriz,
3 gota ujë.

 

Hapat

 

Qepën, patëllxhanin, karrotën preni në copa të vogla, orizin vendosni në një enë të thellë dhe lageni me ujë.

Në tenxhere i vendosim vaj vegjetal, gjalpin,patëllxhanin, karrotën dhe qepën për fërgim, rreth 5 minuta.

Pas fërgimit 5 minutësh ia shtoni orizin së bashku me kripën dhe e vazhdoni fërgimin rreth 3 minuta.

Pas fërgimit 3 minutësh ia shtoni ujin dhe e mbyllëni tenxherën me kapak, në zjarr mesatar për zierje.

Loading...

Receta të ngjajshme...