Loading...

Pite me djathë

Përbërësit:

500 gr miell,
1 filgjan ujë (250ml) te vaket,
1 luge vaj,
1 luge e vogle kripë,
100 gr margarin,
100 ml vaj.

PER MBUSHJEN:

400 gr djathë,
100 gr ajkë e tharte (shmant, pavllake),
3 vezë.

Hapat

Ne nje ene qesim ujin e vaket,kripen,1 luge vaj dhe shtojme miell gradualisht derisa te behet nje brume i bute.

Brumin e lyejm me vaj,mbulojme enen dhe leme per 30 minuta.

Lyjem me vajin e perzier me margarinen e shkrire, dhe fillojme zgjatjen me duar rreth e rreth derisa te mos griset.

Pra nga kjo pete bejem nej pete me diameter diku 60-70cm ose edhe me te madhe,sa me e holle te jete peta aq me e mire do te del pitja.

Pastaj neper siperfaqen e petes se rritur shperndajme sasi te konsiderueshme perzierje te djathit,ajkes se tharte dhe vezeve.

Fillojme mbeshtjellejne ne forme roleje(mundet nga dy anet e kunderta derisa rrethi te bashkohet ne mes ose menyra tjeter duke mbehshtjelle rrethe e rreth derisa ti afrohemi mesit,atehre [presim me thike mesin e petes,dhe qesim ne tepsi duke filluar nga mesi i tepsise.

Keshtu veprjm edhe me peten e dyte,lyejm me pak margarin dhe vaj te perziera bashke dhe pjekim ne 200 grade per 30 minuta

Loading...

Receta të ngjajshme...