Loading...

Pogaçëza të shëndetshme pa miell

Perbersit:
200 ml ujë
60 ml vaj vegjetal
140 gr tërshërë
3 vezë
220 gr patate të ziera
80 gr djathë
kripë
susam
faraluledielli.

Pergatitja:
Ziejmë patatet në ujë të kripur, patatet e ziera i kalojmë në rende.

Marrim një tenxhere tjetër dhe shtojmë ujin dhe vajin vegjetal dhe i lëmë të vlojnë.

Shtojmë fjollat e tërshërës, duke i përzier mirë, shtojmë vezët një nga një, duke i përzier vazhdimsht për 2-3 minuta.

Brumin e kemi gati kur shkëputet nga skajet e tenxherës, shtojmë patatet dhe djathin e copëtuar brumit dhe i gatuajmë mirë.

Formojmë pogaçëzat dhe më pas i kalojmë në fara.

Në fund i vendosim në tepsi jongjitëse, ku i pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 20 minuta.

Ju bëftë mirë!

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply