Loading...

Puding me luleshtrydhe

Përbërësit:
½ kg luleshtrydhe,
3 lugë sheqer,
1 litër qumësht,
9 lugë sheqer,
7 lugë grizë,
2 vanilje.

PËRMBI:
½ shllag krem,
½ qumësht.

Hapat

Në një tenxhere derdhni qumështin, sheqerin, grizin, vaniljën dhe tenxherën e vëni në zjarr të ulët.

Pas vluarjës së nevojshme e marrim tenxherën nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Sheqerin dhe luleshtrydhet i vendosim në blendar dhe i përziejmë derisa të grimcohen.

Këtë përzierjë e hedhim në tenxhere dhe e përziejmë, pas përzierjës e vëmë në frigorifer për ftohje.

Shllag kremin e derdhim në një enë, ia shtojmë qumështin dhe e përziejmë me mikser.

Pas ftohjës pudingut ia shtojmë shllag kremin dhe e shërbejmë.

Loading...

Receta të ngjajshme...