Loading...

Pulë me oriz

Përbërësit:

3-4 luge vaj,
500-600 gr mish pule(shpatull e kaqik),
2 luge veget,
150 gr qepë,
250 gr domate te fresketa,
300 gr spec i fresket,
500 ml ujë,
1 katrorke supë supe e gatshme,
350 gr oriz,
100 ml salcë domatesh,
1 luge magdanoz i grire.

Hapat

Ne taven ku do te bejem orizin qesim vajin dhe mishin e pastruar te pules.

Shtojme vegeten,fergojme per 10-15 minuta duke rrotulluar derisa mishi te nderroje ngjyren.

Largojme mishin nga tava,dhe ne tave shtojme qepen e grire imet dhe fergojme per 5 minuta.

Shtojem domatet e grira,specat e grire,dhe vazhdojme me fergimin derisa te zbuten pak perimet.

Ne nje ene tjeter vlojm ujin dhe shtojme katrorken e supes.

N taven me perime qesim orizin duke shperndare njetrajshem,radhisim pjeset e mishit,salcen e domates , magdanozin e grire dhe shtojme ujin e vale me supen.

Taven e veme ne furre ne 200 grade per 30 minuta.

Loading...

Receta të ngjajshme...