Loading...

Role me salcё

Përbërësit:

700 gr mish viçi,
100 gr sallame,
150 gr kaçkavall,
100 gr krem djathe,
1 djathë I butё,
1/ 2 tubё majdanoz,
50 gr pure domatesh,
2 decilitra supë vici,
5 lugё vaj,
melmesa,
Biber i zi.

Hapat

Mishi i viçit pritet nё 6 file dhe filetё t’hollohen me çekan druri.

Sallami pritet nё rrathё tё hollё, kaçkavalli pritet nё rriska, ndёrsa majdanozi grihet shumё imёt.

Nё enё tё veçantё tunden krem djathi, trekёndёshi i djathit tё butё dhe majdanozi, tё gjitha pёrzihen mirё.

Nё secilёn fetё mishi vendoset pak sallam, mbulohet me rriskё kaçkavalli dhe lyhet me pёrzierjёn nga djathi, pjesёt anёsore palosen nga brenda, pastaj mishi bёhet role dhe pёrforcohet me rrёmojёse.

Filetё e bёra role fёrgohen nё pak vaj, derisa tё skuqen. Pastaj shtohen supa e viçit, pureja domatesh, shtohen edhe mёlmesa sipas shijёs dhe kaurdisen nё temperaturё mesatare, derisa tё zbutet mishi dhe derisa tё shterёt gjysma e lёngut.

Loading...

Receta të ngjajshme...