Loading...

Role me speca të pjekur

Përbërësit:

10 speca të pjekur,
400 gr mish i bluar,
100 gr përshutë,
1 kokë qepë,
1 lugë biber i kuq,
100 gr kaçkavall,
3 vezë,
2 decilitra shtalpe për zierje,
40 gr djathë parmezan,
2 decilitra qumësht,
0,5 decilitra vaj,
Rigon,
melmesa.

Hapat

Përshuta, qepa dhe kaçkavalli priten në katrorka, specat e pjekur qërohen, u heqen farat dhe priten përgjysmë për së gjati.

Në pak vaj kaurdisen qepa dhe përshuta, shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe.

Nga fundi i kaurdisjës shtohen biber i kuq, rigoni, mëlmesa të përziera sipas shijës.

Vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet tërësisht, mbushja e përgatitur lihet të ftohet, pastaj shtohet kaçkavalli dhe përzihet.

Në secilën gjysmë të specit vendoset nga një lugë e mbushjës së përgatitur dhe speci bëhet role, roletë priten përgjysmë, me qëllim që të fitohn dy role të vogla.

Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet dhe në të renditen vertikalisht roletë e specave të mbushur.

Në enë të veçantë tunden vezët, shtalpa për zierje, parmezani dhe qumështi, kjo përzierje derdhet mbi specat e mbushjës.

Ushqimi piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në 200 gradë celsius.

Loading...

Receta të ngjajshme...