Loading...

Sallatë Italine

Përbërësit:

400 gr shpageta,
200 gr përshutë,
150 gr kaçkavall,
100 gr pure domatesh,
1,5 decilitër keçap,
100 gr majonez,
20 gr djathë parmezan,
150 gr kërpudha,
1 sallate jeshile,
melmesa,
Rigon,
kripë,
Biber i zi.

Hapat

Shpagetat zihen në ujë me kripë, e pastaj nxirren nga uji, kullohen dhe priten në copë të vogla.

Përshuta pritet në katrorka, kërpudhat, priten në rriska, ndërsa kaçkavalli grihet trash nerende.

Në enë të përshtatshme bashkohen shpagetat, përshuta, kërpudhat, kaçkavalli, shtohen keçapi, pureja e domateve, majoneza, parmezani, rigoni dhe mëlmesa e tjera sipas shijës.

Të gjithë përbërsit përzihen ngadalë, derisa të fitohet një masë kompakte.

Fletët e sallatës së gjelbër pastrohen mirë dhe me to mbulohet tabakaja e përshtatshme për shërbim.

Përmbi fletë derdhet sallata e përgatitur dhe dekorohet sipas dëshirës.

Loading...

Receta të ngjajshme...