Loading...

Si të përgatisim majonezë shtepije

Përbërësit:

2 të verdha vezësh,
1 lugë mustardë,
200 ml vaj ulliri,
lëng limoni,
kripë.

Përgatitja:

1. Në një tas të vogël përzieni bashkë të verdhat e vezëve me mustardë. Rrihini për 30 sekonda derisa të bëhen kremoze.
2. Shtoni vajin e ullirit pikë mbas pike, gjithnjë duke rrahur, derisa kremi të nisë të trashet. Shtoni më pas vajin e mbetur në një rrjedhë të ngadaltë ndërsa rrihni, derisa të mbarojë dhe majoneza të jetë trashur.
3. Hollojeni paksa majonezën me pak lëng limoni, duke e përzier, më pas rregullojeni me kripë sipas dëshirës tuaj. Mbajeni majonezën në një kavanoz të mbyllur në frigorifer.

Loading...

Receta të ngjajshme...