Loading...

Tavë me mish pule dhe kërpudha

Perbersit:

500 gr mish pule
1 qese supe Krem nga kërpudhat
300 ml ajkë per zierje (pana per kuzhine)
200 ml qumësht
400 gr kërpudha te fresketa ose te konzervuara
200 gr djathë kackavall
melmesa (krip,piper i zi,magdanoz,piper i kuq,hudher pluhur ose nje thelp hudher).

Pergatitja:

Mishin e pules e presim ne katrorka jo shume te vogla dhe fergojme ne tigan me yndyre.

Kriposim,piperosim dhe pastaj i veme ne tave.

Tanim shtojme magdanozin,shtojme piper te kuq pak sa per shije,shtojme hudhren e grire ose pluhur.

Pastaj shtojme kerpudhat e prera ne feta nese jan te fresketa ose te kulluara nese jan e te konzervuara.

Pastaj mbulojme me perzierjen e ajkes se kuzhines,qumeshtin dhe pluhurit te krem supes nga kerpudhat te cilen e kemi zier dhe kemi fituar nje perzierje te trashe homogjene.(pra ziejme ajken,supen dhe qumeshtin se bashku)

Krejt ne fund shtojme kackavallin e grire ne rende dhe pjekim ne 180 grade per 30-40 minuta.
Servojme te nxehte me sallate ose qepe te reja.

Ju befte mir!

Loading...

Receta të ngjajshme...

Leave a Reply