Loading...

Tortё e shpejtё

Përbërësit:

160 gr çokollatë,
180 gr çokollatë tё bardhё,
250 gr hurma pa fara,
160 gr bajame,
80 gr arra,
4 te bardha te vezes,
pak kripë,
80 gr sheqer.

Hapat

Çokollata e zezё dhe çokollata e bardhё thyhen nё copa tё mёdha, gjithashtu hurmat, bajamet dhe arrat, copёtohen nё copa tё mёdha.

Tё gjithё pёrbёrёsit sё bashku pёrzihen, me mikser pёrzihen tё bardhat e vezёs dhe shtohet pak kripё dhe sheqer.

Pёrzihet derisa tё bёhet njё dёborё e trashё me shkёlqim, ngadalё shtohen tё gjithё pёrbёrёsit e copёtuar dhe grimcuar.

Kallёpi pёr tortё lyhet me vaj dhe spёrkatet me miell, pёrzierja vendoset nё kallёp dhe piqet pёr 40 minuta nё furrё tё nxehtё nё njё temperaturё 180 gradё celsius.

Pasi torta piqet, lihet nё kallёp tё ftohet dhe pastaj hiqet nga kallёpi dhe dekorohet me pjesёn tjetёr tё çokollatёs sё bardhё

Loading...

Receta të ngjajshme...