Loading...

Torte e njelmët me mish të bluar

Përbërësit:

500 gr mish i bluar,
1 qepë,
2 speca,
1 karrotë,
2 lugë salce domatesh,
250 gr kërpudha,
1 lugë çaji Rigon,
kripë,
Biber i zi,
vaj vegjetal,
250 gr oriz,
20 gr gjalpë,
500 ml salce beshamel,
100 gr djathë kaçkavall.

 Hapat

Së pari ziejmë orizin në temperaturë mesatare me ujë dhe gjalp (1 gotë oriz, 1 gotë e gjysmjë ujë).

Karrotën, qepën, specat i ndajmë në pjesë të vogla, i skuqim me vaj vegjetal.

Shtojmë kërpudhat e prera për së gjati, shtojmë mishin dhe vazhdojmë t’i skuqim së bashku.

Në fund shtojmë salcën e domateve, kripën, biberin, dhe rigonin.

Orizin e zier e vendosim në tepsi, orizin e shtypim pak me një lugë, përmbi shtojmë masën e përgatitur nga mishi.

Në fund shtojmë salcën beshamel dhe e mbulojmë me djathin kaçkavall të renduar.

E pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 10 minuta të mbuluar me folie alumini, kursë më pas ia largojmë folien dhe e pjekim derisa të marrë ngjyrë të bukur përmbi.

Loading...

Receta të ngjajshme...