Loading...

Tortë e shpejtë 30 minutëshe pa pjekje

Përbërësit:

300 gr biskota të bluara,
120 gr margarinë,
100 gr çokollatë,
50 gr sheqer pluhur,
50 gr arra te grimcuara.

PËR KREMIN:

200 gr margarinë,
250 gr pure gështënjash,
50 gr sheqer pluhur,
300 ml ajkë e embel(hopla per embelsira),
200 ml ajkë e embel.

Hapat:

Zbusim margarinen ne temperature ambienti.

Cokollaten e shkrijme mbi avull.

Ne nje ene me te thelle qesim biskotat e bluara,shtojme margarinen e shkrire,cokollaten e shkrire ,arrat e grira.

Te gjitha keto i perziejme mire dhe ne fund e shtrijme ne nje kallep te lyer lehte me vaj.Rrafshojme mire me dore.

Per kremin e tundim margarinen e zbutur me sheqerin pluhur derisa te behet nje mase kremoze,shtojme puren e geshtenjave dhe ne fund ajken e tundur veqmas .

Te gjitha keto i perziejme mire dhe kete krem e qesim mbi shtresen me biskota te bluara.

Pesiper krejt shtojme dhe 200 ml ajke te embel te tundur.

Dekorojme sipas deshires.

Loading...

Receta të ngjajshme...