Loading...

Tortë me kajsi

Përbërësit:

3 vezë,
3 lugë sheqer,
3 lugë miell,
3 lugë grizë,
3 decilitra qumësht,
3 gota ujë,
500 gr kajsi,
2 qese puding,
8 lugë ujë,
1 qese krem pluhur,
1 decilitër qumësht,
vaj.

Hapat

Vezën rrihen mirë me sheqerin, pastaj shtohet mielli dhe grizi, përzihen lehtë me një lugë druri.

Përzierja hidhet në një tavë drejtkëndëshe dhe piqet rreth 20 minuta në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 200 gradë celsius.Mbi koren e pjekur që ende është e nxehtë hidhet 3 decilitra qumësht i ngrohtë.

Sheqeri përzihet me 3 gota uji, shtohen kajsitë e pastruara dhe vlohen 10 minuta.

Pudingu përzihet me 8 lugë ujë dhe u shtohet frutave të ziera dhe vlohen derisa përzierja të trashët.

Masa e përgatitur në këtë mënyrë mënjëherë derdhet mbi kore, kremi pluhur rrihet me 1 decilitër qumësht dhe lyhet mbi tortën e ftohur.

Loading...

Receta të ngjajshme...