Loading...

Torte me Kivi dhe me Banane

Përbërësit për pandispanjë:
150gr gjalpë,
150gr sheqer pluhur,
1 pako sheqer vanilje,
4 vezë,
100gr miell,
100gr lajthi të grira,
2 lugë kafeje aditiv per brumë.

Për krem:
1 pako xhelatinë,
400ml shtalp,
1/2 jogurt frutash me banane,
3 banane,
1 pako sheqer vanilje,
2 kivi,
100gr çokollatë.

Përgatitja:
Në enën për përzierje e hedhim gjalpin, sheqerin pluhur, sheqer vaniljen, i thyejmë vezët dhe përmbajtjen e rrahim me mikser. Në enën me miell e shtojmë aditivin për brumë. Miellin e shtojmë në enën për përzierje. Në fund, në enë i shtojmë lajthitë e grira. Pasi bashkohet masa, e fikim mikserin. Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për pandispanjë. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 25 minuta në temperaturë prej 180 gradë.
Ndërkohë, e përgatisim kremin. Në tenxhere e vëmë gjysmën e jogurtit. E shtojmë xhelatinën dhe përziejmë me tel kuzhine. Tenxherën e vëmë ne zjarr. Pastaj, e shtojmë jogurtin e mbetur dhe përziejmë me tel.
Në enën për  përzierje e vëmë shtalpin. E rrahim me mikser, derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur. Pastaj, në enë e shtojmë jogurtin me xhelatinë. Përziejmë me lugë.
I qërojmë bananet dhe i presim ne rrathë. Rrathët e bananeve i shpërndajmë mbi pandispanjë në kallëp. Pastaj, mbi banane e vëmë kremin nga ena për përzierje. E lëmë tortën të ftohet.
Tortën e ftohur e të shtrënguar e heqim nga kallëpi. Sipër tortës hedhim çokollatë të grirë. Pastaj, zbukurimin e mbarojmë duke rendit mbi tortë disa feta të kivit.

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. Some genuinely fantastic information, Glad I detected this. “The past is a guide post, not a hitching post.” by L. Thomas Holdcroft.

Leave a Reply