Loading...

Tranguj Turshi

Përbërësit:
3kg. tranguj të vegjël,
Për tegull (kavanoz):
1 lugë të supës kripë,
2 lugë të supës sheqer,
7 lugë të supës uthull,
Piper i zi kokër.

Përgatitja:
Së pari në tegulla i rendisim trangujt mirë.
Secilës tegull ja qesim nga 1 lugë të supës kripë, 2 lugë të supës sheqer, 7 lugë uthull dhe disa kokëra piper.
Tegullat i mbushim me ujë pak para fundit.
I mbyllim tegullat mirë me kapak dhe i qesim që të zihen në një tenxhere me ujë.
Zierja e tegullave duhet të jetë 5 minuta dmth. Kur fillon të valoj uji prej atij momentit 5 minuta.
Kur i largojm tegullat i mbështjellim me peshqir dhe i lojm për 12 orë.
Mbas 12 ore i lojm në një vend të errët dhe të ftohtë.
Hapen mbas 2 jave.
( Prej 3 kg. trangujve mua më kan dal 9 tegulla dhe është e rëndësishme që trangujt të jenë të vegjël )
Provojeni sepse kanë një shije fantastike.

Loading...

Receta të ngjajshme...

1 Response

  1. Jerry Derick says:

    Wonderful goods from you, man. I’ve understand your stuff prior to and you’re just extremely excellent. I really like what you have bought right here, really like what you are stating and the way in which you assert it. You’re making it enjoyable and you continue to care for to stay it sensible. I can not wait to read far more from you. This is actually a terrific website.

Leave a Reply